Ballina Kryesore Sondazhi: Ja televizionet më të ndjekura dhe analistët më të njohur

Sondazhi: Ja televizionet më të ndjekura dhe analistët më të njohur

Ora News dhe IPR Marketing sjellin për herë të parë një sondazh jopolitik, por që ka të bëjë me tregun televiziv.

Ky sondazh sjell renditjen e televizioneve sipas shikueshmërisë dhe besueshmërisë.

Kush janë emisionet më të shikuara, analistët dhe moderatorët më të ndjekur?

Të pyetur nëse “në muajin e fundit ju ka ndodhur të shihni qoftë dhe rastësisht…”, anketuesit kanë renditur TV Klan të parin me 83%; Top Channel të dytin me 80% dhe Ora News të tretin me 77%.  Më pas vijnë Vizion Plus me 72%, TVSH me 63%, News24 me 60%, ABCNews me 57%. I fundit në renditje është Report TV me 50%.

Në pyetjen drejtuar për televizionet: “Ju e gjykoni të besueshëm apo jo…”, Top Channel është renditur i pari me 82%, TV Klan i dyti me 79% dhe i treti renditet Ora News me 76%. Vizion Plus renditet me 74%, ABC me 69%, TVSH po me 69%. Pas tij vijnë News24 me 65% dhe i fundit Report TV me 58% .

Sa i takon analistëve të Ora News, Pyetjes “I njeh…? Cili është mendimi juaj për..?”, në vend të parë si më i njohuri renditet Henri Çili, pas tij Artur Zheji, Dritan Hila, Anila Basha dhe Lorenc Vangjeli ndajnë të njëjtën përqindje njohje e me radhë.

Sa i takon mendimit për analistët, 85% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Erli Muratin, 82% për Jonida Godolen, 80% për Ben Andonin, Aleksandër Çipa dhe Ervis Iljazaj kanë të njëjtën pëlqyeshmëri në publik.

Emisionet më të ndjekura

Top Channel- Qytetarët e pyetur nga IPR Marketing dhe Ora News, për televizionin Top Channel, 74% e të anketuarve thonë se kanë ndjekur emisionin Top Show dhe 86%  thonë se ju pëlqen emisioni në fjalë. Ndërkohë, 79 për qind e të pyeturve thonë se e kanë ndjekur emisionin Top Story, ndërsa vetëm 85% e pëlqejnë atë. Pra, 1 për qind më pak se emisioni Top Show.

Të pyetur nëse i njohur drejtuesit e këtyre dy emisioneve, 86% thonë se e njohin Alban Dudushin dhe 85% e pëlqejnë atë. Ndërkohë, 85% thonë se njohin drejtuesin e Top Story, Sokol Balla dhe 84% thonë se kanë mendim pozitiv për të.

Tv KLAN- Të pyetur për tv Klan, 88% thonë se kanë ndjekur emisionin Opinion dhe 84% e tyre shprehen se u pëlqen ky emision. Ndërkohë, 1 për qind më pak ndiqet emisioni tjetër në këtë televizion Zonë e Lirë, me 87%, ndërsa pëlqimi për të është 74 për qind.

Për sa i përket dy drejtuesve të emisioneve, 88% thonë se njohin kush e drejton emisionin Opinion, ndërsa 81% e tyre kanë mendim pozitiv për Blendi Fevziun. Ndërkohë, 86% njohin Arian Çanin, dhe 71% thonë se kanë mendim pozitiv për të.

Ora News- Për sa i përket Ora News, 67% thonë se kanë ndjekur “Tonight Ilva Tare”, ndërsa 32% thonë se kanë ndjekur emisionin “Arena”. 92% thonë se u pëlqejnë emisionin “Tonight Ilva Tare”, kundrejt 84% që pëlqejnë emisionin “Arena”.

VIZION PLUS- Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin Vizion Plus. Nga 49% e pyeturve thonë se ndjekin emisionin “Oktapod” dhe 35% emisionin “Dritare”. Për sa i përket pëlqyeshmërisë, dy emisionet marrin përqindje të barabarta.

Kur bëhet fjalë për drejtuesve të emisioneve “Oktapod” dhe “Dritare”, Rudina Xhunga që drejton emisionin e fundit, merr përqindje më të larta, ku 81% thonë se e njohin dhe 68% kanë mendim pozitiv, ndërkohë për drejtuesin e “Oktapod”, Turjan Hysko, 71% e njohin dhe 66% kanë mendim pozitiv për të.

NEWS 24- Dy emisionet e tv News 24, të marra nga sondazhi, janë “Studio e Hapur” dhe “Të Paekspozuar”, ku për të parin 59% thonë se e kanë ndjekur dhe 42% shkojnë në favor të emisionit të dytë. Ndërkohë, 74% thonë se e pëlqejnë emisionin “Studio e Hapur”, kundrejt 70% që pëlqejnë emisionin “Të Paekspozuar”.

Për sa i përket drejtuesve, 68% thonë se e njohin Eni Vasilin, për të cilën 75% kanë mendim pozitiv, ndërsa 64% thonë se e njohin Ylli Rakipin që drejton emisionin “Të Paekspozuar”, për të cilin 66% thonë se kanë mendim pozitiv.

ABC NEWS- Në televizionin ABC News është përzgjedhur “Politika në ABC News”, për të cilin 29% thonë se e kanë ndjekur kundrejt 71% që thonë jo. Për sa i përket preferencave për këtë emision, 59% thonë se e pëlqejnë, 9% nuk e pëlqejnë dhe 32% shprehen se nuk e dinë.

Për sa i përket drejtuesit të këtij emisioni, 39% thonë se e njohin Mimoza Koçiun, kundrejt 61% që nuk e njohin. Për sa i përket mendimit, 65% thonë se e vlerësojnë pozitivisht zonjën Koçiu, 23% negativisht dhe 12% nuk kanë përgjigje.

REPORT TV

“5 Pyetjet nga Babaramo” është emisioni i Report TV ku janë pyetur qytetarët, për të cilën 65% thonë se nuk e kanë ndjekur kundrejt 35% që shprehen “Po”! Ndërkohë, 72% e të pyeturve thonë se e pëlqejnë këtë emision, kundrejt 20% që nuk e pëlqejnë dhe 8% që shprehen “Nuk e di”.

Ndërkohë, 81% shprehen se e njohin drejtuesin e këtij emisioni, Ilir Babaramo, kundrejt 37% që thonë jo. Për sa i përket mendimit të tyre për z.Babaramo, 61% thonë se kanë mendim pozitiv, 29% mendim negativ dhe 10% përgjigjen “Nuk e di”.

Nga të dhënat e sondazheve për 6 televizione dhe 10 emisione televizive, emisioni Opinion nga Blendi Fevziu rezulton emisioni më i ndjekur me 88%, i ndjekur nga emisioni Zonë e Lirë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here