Ballina Kryesore Shqipëria ‘tregon dhëmbët’ dhe ruan aleancat e çmuara

Shqipëria ‘tregon dhëmbët’ dhe ruan aleancat e çmuara

Më shumë se 130 rezervistë të Forcave Ajrore Britanike (RAF) zbarkuan në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen “Eagle”.

Drejtuesit e kësaj stërvitje thanë se ajo është një mundësi unike për t’u përballur me disa sfida në zona të vështira detare.

Stërvitjen e ndoqi nga afër edhe vetë Sir Stuart Peach, Shef i Shtabit në Britaninë e Madhe.

“Na pret një rrugë e gjatë e përbashkët në të ardhmen si partnerë,” tha Peach.

Ky i fundit u zgjodh në Tiranë kryetar i ri i Komitetit Ushtarak të NATO-s, duke marrë kështu postin e dytë më të rëndësishëm në Aleancë.

Për pak ai rrezikoi të mos e merrte këtë post, pasi disa vende si Italia, Gjermania e Franca ishin kundër.

Por mbështetja e vendeve të reja në Aleancë i dha atij fitoren.

SHPËRNDAJE

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here