‘Shpërthen’ fotoreporteri i njohur: Mirë që vutë miliona, por me ilaçe në prag skadence po vrisni njerëz o monstra!

Postuar më: 10 September 2017 12:17

I njohur për natyrën e tij disi ‘rrebele’, fotoreporteri i njohur dhe antikonformist, Felix Bilani, ka “shpërthyer” në mallkime përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me një medikament për zemrën që shitet në farmaci, duke qenë në prag skandence.

Bëhet fjalë për Trinitrinën, e cila sipas Bilanit në Shqipëri kushton 532 lekë, ndërkohë që në Maqedoni vetëm 50 lekë.
Ai madje mallkon politikanë dhe zyrtarë të Shëndetësisë për këtë rritje të çmimit të ilaçit. “Po mirë që vutë miliona o ndyrësira, po me ilaçe po vrisni njerëz o plehra, me këto çmime po vrisni njerëz o mostra”.

STATUSI:

“Ashtu rutine…..sapo mora nje Trinitrine pasi me kish rene nga xhepi ajo qe kisha ….futem ne farmaci e mar e paguaj 532 lek te reja….nderkohe qe kete lloj trinitrine e ndaloi shteti i beqirit te shendetesise te hynte nga rusia ….edhe pse kjo eshte nje nder trinitrinat me te mira te prodhuara ndonjehere dhe kjo jo e thene nga une…dhe kshu detyrohesha e merja nen dore me 100 lek te reja e me pas i merja ne maqedoni……nderkohe qe cmimi i kesaj ka qene 200 lek te reja …..po nga shteti i beqirit. Nderkohe qe shof daten e skadences qe ne dhjetor skadon….

Ky nuk eshte ilac konsumi si antibiotiku…trinitrina perdoret vetem kur njeriu ka nje krize kardiake…pra nese se ke mendjen kur te ndodh…edhe mund te kete skaduar…po mire qe su ngopet o plera…po mire qe vute miliona o ndyresira…

Po me ilace po vrisni njerez o plera ….me keto cmime po vrisni njerez o mostra …po ky medikament ne maqedoni eshte 50 lek te reja o mostra ….qe ne pankreas ju rente e te mos ju bejne derman as parate e vjedhura o plera ….dhe kjo turme amorfe qe vetquhet popull mos harroje te bërtasë o sa mire me qen shqiptar…”/Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *