Ballina Kultura Shkodër/ Skandal te ‘Marubi’, drejtori kthen në ‘tavernë’ muzeun… festë me pije...

Shkodër/ Skandal te ‘Marubi’, drejtori kthen në ‘tavernë’ muzeun… festë me pije e kërcime mbi tavolina

Një skandal ka ndodhur në muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër. Aty është zhvilluar një festë të rinjsh nga drejtori i këtij institucioni, Luçiano Bedeni.

Mësohet se festa e organizuar ka qenë në nder të mikesësh së tij, Kristi Kola, e cila aktualisht ëhstë anëtare e këshillit bashkiak në Shkodër.

Kola do të niset drejt Italisë dhe për këtë rast është organizuar një festë me pije aklolike, muzikë dhe ushqim brenda ambjenteve të muzeut ‘Marubi’.

Ndërkohë, i kontaktuar nga “Report Tv”, drejtori i muzeut Luçiano Bedeni, refuzon që të komentojë atë që ka ndodhur në institucionin që ai drejton edhe pse ka qene i pranishem ne feste.

Kujtojmë se muzeu ‘Marubi’ në Shkodër është inauguruar para një viti, ndërsa kushtoi 700 mijë euro./Report Tv/

SHPËRNDAJE

1 Koment

  1. Unë mendoj se ky lajm përban skandal për institucjoni dhe vetë drejtorin Luçjan Bedenin. Nuk asht problem argtimi sepse çdo institucjon i lejohet të ketë argtim n’lidhje me arritjet dhe festa që kan të bajnë me punonjsit e tij. Por të organizohet nga drejtori de facto Bedeni nji argtim n’institucjonin për nji shoqe të tij, qi nuk punon aty, por ma e keqja asht se asht keshilltare e Bashkis Shkodër, pra përfaqsuese politike e nji partie.
    Sa masipër drejtori ka abuzue duke shperdorue autoritetin e tij dhe ligjet e urdhëresat në lidhje me statusin e institucjonit, qi asht unikale si Fototeka Marubi – e vetmja në botë. Ministria e Kullturës nga ku varet duhet të mbaji qendrim ligjor ndaj shkelsit të etikës së institucjonit n’fjalë. Përndryshe do të përseritet e do të ketë lajme orgjije prej drejtorit Bedeni dhe drejtorve të tjerë. Opninjoni publik i ndjeshëm ndaj sjelljes aspak etike të L.Bedenit nuk e pranon aspak fyemjen ndaj ktij institucjonit unikal të kulturës Shkodrës dhe Shqypnis! Kush e merr n’mbrojtje ket abuzim etik të Bedenit asht i/e padenjë të quhet shkodran dhe qytetar e pushtetar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here