Sherr ‘Live’ në emision! Rudina Magjistari përplaset me Linda Rein në studio

Postuar më: 25 September 2017 18:20

Transgjinorja më e njohur shqiptare Linda Rei ka shkaktuar sërish debate në media.

Pjesëmarrja e saj në emisioni ‘Dance with me’ e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. E ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, ajo është përplasur me moderatoren e emisionit. Dhe e gjitha nisi nga pyetja e moderatores Rusina Magjistari.

“Si është jeta jote si transgjinore” dhe kaq ka mjaftuar për të replikuar.

“Nuk jam transgjinore”, u përgjigj Linda, ndërsa Rudina ia ktheu: “Je shndërruar…”.

“Jo, fjala trans do të thotë “në mes”, je transgjinor kur je seksi mashkull por, ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër”,- tha Linda, përgjigje që nuk e bindi Rudinën, e cila vazhdoi të insistonte, se Linda është transgjinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *