Real Madrid në ndjekje të talentit Werner

Postuar më: 12 September 2017 13:29

Është vetëm 21 vjeç dhe mund të jetë mbreti i ri i merkatos europiane.

Gjermani Timo Werner ka tërhequr vëmendjen e Realit të Madridit pas paraqitjeve të tij pozitive me Kombëtaren dhe skuadrën e Leipzig.

Pasi debutoi me “Die Manchaft” në Kupën e Konfederatave, sulmuesi i ri nuk di të ndalet më.

4 gola gjatë këtij sezoni me Leipzig dhe një “raketë” e vërtetë në majën e sulmit të Gjermanisë.

“Los Blancos” dhe presidenti Florentino Perez sigurisht që nuk kanë qëndruar duarkryq teksa shikojnë rritjen e pabesueshme të talentit gjerman.

Reali ka nisur fushatën diplomatike për të shtruar rrugën drejt merkatos së verës së ardhshme.

Në ndeshjen Gjermani-Norvegji klubi sanjoll kishte dërguar emisarë në stadium dhe Werner sigurisht që nuk zhgënjeu pasi shënoi 2 gola në fitoren 6-0.

Ai është një nga simbolet e Leipzigut, klub që ka investuar shumë tek të rinjtë dhe vetë Werner e ka pranuar se vendimi më i zgjuar i karrierës së tij ka qenë pikërisht nënshkrimi i kontratës me klubin më të urryer në Gjermani.

I rritur në ekipet zinxhir të Shtutgartit, 21-vjeçari bëri një zgjedhje të vështirë duke u transferuar dy sezone më parë te debutuesit, por brenda pak kohëve ai është transforuar në një nga sulmuesit më produktivë të Gjermanisë.

Kombëtarja dhe Kupa e Botës janë objektivi i tij kryesor sepse “Die Manchaft” ka nevojë urgjente për një qëndërsulmues të besueshëm dhe Werner mesa duket do të marrë mbi shpatullat e tij trashëgiminë e Miroslav Kloses.

Në këtë mënyrë, Reali i Madridit është gati të bëjë çmenduri për djalin e artë të futbllit gjerman duke i paraprirë ankandit të merkatos verore./SuperSport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *