Qeveria e re betohet në presidencë, Meta: Bashkëpunoni me opozitën

Postuar më: 13 September 2017 17:18

Pas dekretimit të qeverisë ‘Rama 2’ presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i uroi suksese kabinetit të ri. Nga institucioni që ai drejton, Meta u dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama dhe ‘skuadrës’ së tij, duke shtuar se tashmë shqiptarët dhe Shqipëria presin shumë nga ky kabinet.

Mes të tjerash ai theksoi se sfidë ngelet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ndërsa ai ftoi për bashkëpunim maxhorancën dhe opozitën.

“Të nderuar kryeministër dhe anëtarë të qeverisë, dëshiroj që në këto momente të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë. Shqipëria dhe Shqiptarët presin që të përmbushen të gjitha kërkesat që presin shqiptarët.

Duhet të përmbushen të gjitha sfidat, që nga lufta kundër korrupsionit dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Besoj se qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për çeljen e negociatave”,- tha Meta.

Ndër të tjera Presidenti Ilir Meta, i uroj suksese qeverisë se re dhe tha se, ndihet i gëzuar që kryeministri ka shpallur vitin 2018 si vitin e Skënderbeut.

“Ju uroj suksese në detyrën tuaj. Modernizimi i forcave të armatosura janë një domosdoshmëri që do rrisë sigurinë. Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin e rajonit dhe shpresoj se qeveria e re do bashkëpunojë për të garantuar paqen dhe stabilitetin. Jam i gëzuar që qeveria e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut.

I nderuar kryeministër dhe anëtarë edhe njëherë suksese në detyrën tuaj”- tha Meta.

Ja fjala e Metës:

I nderuar zoti kryetar i Kuvendit i nderuar zoti kryeministër

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga qeveria e re, përgjegjësi më të mëdha për të përballuar sfidat.

Dua të theksoj rëndësishëm që ka përshpejtimi i Reformës në drejtësi, me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Integrimi në BE, ndaj shpresoj një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që të hapim sa më shpejt negociatat.

Jam shumë i i gëzuar që qeveria e ka pagëzuar vitin 2018 si viti i Skënderbeut. Dua tu them se do të kemi gjithmonë mbështetjen time. Heroi ynë kombëtar është simboli i bashkimit, që është ajo për çfarë kemi më shumë nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *