Historia e pabesueshme: Ja si nisi turizmi i seksit

Postuar më: 25 September 2017 14:30

Në vitin 2017, Pafosi po shijon titullin e Kryeqytetit Europian të Kulturës.

Kush do e kishte menduar që ky resort turistik në perëndim të Qipros, një xhungël betoni me hotele, restorante kineze e indiane, me pabe dhe gjithçka nga stili i turizmit të viteve ’70, do e fitonte këtë nder?

Edhe vendasit janë të habitur.

Çfarë pa Bashkimi Europian – që vendos për titullin- në këtë ofertë?

Gërmoni nën sipërfaqe dhe do e gjeni përgjigjen.

Një zbulim i rastësishëm i një fermeri, që punonte tokën në vitin 1966, solli në dritë një zonë arkeologjike gjigande.

Ishte një qytet greko-romak me një rëndësi të jashtëzakonshme.

Vetëm rrënojat e Pafosit të Ri, siç njihej në antikitet, kanë mbetur.

Një tërmet i fuqishëm në shekullin e 4-të, e rrënoi këtë qytet, duke lënë për fat të paprekur shumë mozaikë.

Rrënojat janë të hapura për vizitorët nga mbarë bota.

UNESCO, që e ka nën mbrojtje, thotë se ky është një tempull i Afërditës, i ngritur që në vitin 1200 Para Kishtit, një prej tempujve më të rëndësishëm të Perëndeshës së Dashurisë.

Sot në Qipro, emri i Afërditës përdoret për të shitur gjithçka, që nga makinat me qira e deri tek vilat, por në periudhën para-kristiane, ajo kishte tjetër joshje: hordhi pelegrinësh vinin në tempullin e saj për të vlerësuar perëndeshën dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me shërbëtoret e tempullit.

Kjo ishte një formë e lashtë e turizmit seksual.

“Jo, jo”, mund të thoni.

Por po, shumica nuk vinin vetëm për të nderuar perëndeshën, por edhe për të shijuar festivalet në emrin e saj- ku seksi me të huajt ishte jo vetëm i mundshëm, por i detyrueshëm.

Librat modernë ndoshta nuk flasin shumë për ritet e Pafosit, por historiani grek, Herodoti, duke shkruar për Qipron në shekullin e 5-të Para Krishtit, flet për diçka befasuese.

“Zakoni më i ndyrë babilonas ishte detyrimi i çdo gruaje të zonës për t’u ulur në tempullin e Afërditës dhe të bënte seks me disa të huaj, të paktën një herë në jetë”.

Kjo zbatohej për të gjitha gratë, të nivelit të ulët apo të lartë, edhe pse zonjat e pasura shkonin në tempull me karroca të mbuluara.

“Një grua nuk mund të refuzonte pagesën. Një i huaj mund të bënte zgjedhjen e tij, duke ia vendosur paratë në prehër. Pas kësaj, ajo ishte e detyruar të bënte seks jashtë tempullit”.

Gratë e shëmtuara mund të prisnin me vite derisa të vinte ndonjë, shton ai me të madhe.

E njëjta dëshmi jepet edhe në një studim monumental të feve nga James Frazer.

“Në Qipro, duket se përpara martesës, të gjitha gratë ishin të detyruara të prostituonin tek të huajt në tempullin e perëndeshës,” shkruan ai.

Kujtimet e këtij rituali- që u shua ngadalë pavarësisht ndalimit romak- mbetën për shekuj me radhë.

Në vitin 1336, një prift gjerman, Ludolph von Suvhen, i përshkruante peligrinazhet pagane në Pafos si një paralajmërim se “toka e Qipros provokon njerëzit e epshit”.

Afërdia ose Venusi, mitike apo reale, është perëndësha e pjellorisë.

Ajo thuhet se ka qenë bashkëshortja e të parit prift-mbret të Qipros.

Ajo nuk është e famshme vetëm për bukurinë, por edhe për dashnorët e shumtë.

Piktora e njohur e Sandro Botiçelit tregon zonjën, që thuhet se ka lindur nga shkuma e detit e krijuar nga penisi i shpërbërë i Uranit, teksa hidhet nga valët në breg.

Një nimfë nxiton të mbulojë bukurinë e saj me një mantel të valëzuar me lule.

*Marrë me shkurtime nga BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *