‘Project One’/ Hamilton prezanton supermakinën e re të ‘Mercedes’

Postuar më: 12 September 2017 15:48

Në Frankfurt u mbajt motor-show i përvitshëm ku kompani të ndryshme të prodhimit të automjeteve prezantuan modelet më të fundit që do të shihen në rrugë. Nuk mund të mungonte në këtë spektakël makinash “Mercedes” që u prezantua me supermodelin “Project One”.

Prezantimi i kësaj supermakine u bë nga vetë Shefi Ekzekutiv i kompanisë gjermane Dieter Zetsche, i shoqëruar nga 3 herë kampioni i botës në “Formula 1”, Lewis Hamilton.

“Prej kohësh kemi biseduar me stafin e Mercedes për një supermakinë të vërtetë ku është përdorur pak edhe nga teknologjia e Formula 1 dhe më në fund kjo u arrit”,- tha Hamilton-Uroj Dieter Zietche.

Mund të them se, kjo makinë ka motorin me të cilin unë fitova titullin në vitin 2015 kështu që  ndjej pak edhe si krijesën time”.

Motori i kësaj makinë mund të arrijë deri në 11 mijë xhiro për minutë, vetëm pak mijë më pak se  ai i një makine të Formula 1. Në të njëjtën kohë kjo lloj makine ka në përbërje edhe 4 motorë elektrikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *