Një leksion për ata që parakalojnë në trafik…

Postuar më: 11 September 2017 12:41

Sezoni i plazhit e shtoi ndjeshëm trafikun në rrugët e vendit.

Por ndonjëherë, më shumë se trafiku në rrugë, na acarojnë personat që futen parakalim në krahun e gabuar për të dalë të parët.

Shpesh ata bëhen burim i trafikut.

Thuhet se mbajtja e radhës është një tipar i vendeve të zhvilluara, aq sa britanikët kërkojnë që emigrantët të marrin leksione për mbajtjen e radhës.

Por nëse doni të merrni një leksion, shihni çfarë ndodhi në Gjermani.

Një person me Mercedes kërkoi që të futej në korsinë e emergjencës për të dalë i pari në radhën e gjatë të trafikut.

Qytetarët u bënë ‘barrikadë’ dhe nuk e lejuan të kalonte.

Mësohet se policia ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *