Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare

Postuar më: 13 September 2017 13:27

Ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një beteje të gjatë me sëmundjen, gazetarja Irena Vreto.

Rasti i saj u bë publik pak vite më parë kur denoncoi publikisht klinikën private për kurën e gabuar që i dhanë për sëmundjen. Megjithatë gazetarja e Korçës nuk e ka mposhtur dot sëmundjen dhe sot është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë kolegia e saj Albana Çakshiri. “Te nderuar miq dhe dashamires, Sot ka nderruar jete shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto.

Semundja e rende per 4 vite te gjata dhe te tmerrshme triumfoi, megjithe luften e forte te Irenes. Nuk doja te shkruaja nje lajm te tille, per nje zonje qe miresine e kishte lajtmotivin e jetes se saj.

Per nje intelektuale dhe artiste te rralle si ajo. Natyrisht dua te jem mirenjohese per njerezit qe e ndihmuan Irenen ne keto vite te veshtira.

Irena qofsh e parajses! Ceremonia mortore neser ora 11.00 tek Kisha e Shen Sotirit(tek Parku “Rinia”. Le ta percjellim se bashku Irenen tone”,- shkruan Albana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *