“Më rrasën si qen në burg për shkak të fotove erotike”

Postuar më: 12 September 2017 12:20

Një modele nudo pretendon se e kanë rrasur në burg pasi po pozonte në një nga tempujt e Egjiptit.

Marisa Papen po bënte një set fotosh nudo në një nga vendet më të famshëm në Egjipt.

Por belgia tha se e arrestuan dhe e rrasën në një burg “si qen”.

Bashkë me kolegun e saj ajo përfundoi në një qeli me 20 meshkuj.

“Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë, meshkujt ishin të shtrirë në dysheme,” tha ajo.

Edhe pse tentoi të sqaronte autoritetet se nuk po bënte porno, por art nudo, ata nuk u bindën.

Pas disa orësh në burg, doli përpara gjykatës.

Gjykatësi e liroi duke e paralajmëruar të mos bëjnë kurrë diçka të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *