Më në fund u ‘dorëzuan’, çifti më i ri i showbiz-it shqiptar postojnë fotot bashkë

Postuar më: 24 September 2017 20:45

Bënë ç’bënë, nuk kanë ç’të bëjnë më. U panë bashkë në një koncert, por menjëherë e mohuan, u kapën mat në plazh, heshtën, postuan vetë foto në të njëjtin vend e të njëjtin pozicion – dhanë sinjalin dhe, më në fund, u dorëzuan.

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë bashkë dhe po jetojnë prej pak kohësh një histori dashurie.

Megjithëse janë treguar të kujdesshëm për të mos e ndarë me publikun romancën e tyre, e kuptuan që kjo është krejtësisht e pamundur.

Pas javë pasi u panë në bregdet, në Ksamil, mediat dhe portalet nuk kishin më dyshime që një histori e bukur kishte lindur, por ndoshta për ta nuk ishte akoma koha.

Deri sot, kur nuk kanë më asgjë për të fshehur, ndaj edhe kanë vendosur ta pranojnë dhe ta jetojnë dashurinë hapur.

Pasi lanë pushimet në bregdet, këto ditë Mimoza dhe Seldi janë zhvendosur në mal, në Alpet e Zvicrës, në Brienz. Këtë herë, nuk kanë fotografuar njëri-tjetrin, por janë fotografuar të dy bashkë duke i përshëndetur të gjithë tashmë si çift.

Dy këngëtarët kanë marrë me dhjetëra komplimente edhe nga fansat e tyre pas dy fotove të postuara pa bërë shënime. Kujt i hyjnë në punë sqarimet?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *