LevizAlbania: Thirrje për Aplikime Nr. 4

Postuar më: 12 September 2017 12:02

LEVIZALBANIA – THIRRJE PËR APLIKIME Nr.4

LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe të rrisë cilësinë e qeverisjes lokale përmes angazhimit të organizatave të shoqërisë civile dhe individëve shpall THIRRJEN NR.4 PËR APLIKIME.

LevizAlbania fton të gjithë aktorët e interesuar të aplikojnë në Thirrjen Nr.4 e cila do të qëndrojë e hapur nga data 11 Shtator 2017 deri më 29 Shtator 2017 ora 17:00.

LevizAlbania inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet e tyre që kanë nisma konkrete që synojnë të ndryshojnë nivelin e demokracisë vendore, përmirësojnë qeverisjen lokale, rrisin transparencën, llogaridhënien, promovojnë dhe mbështesin përfshirjen në vendimmarrje  si dhe nxitjen e politikave vendore që forcojnë rolin e të rinjve, të aplikojnë online në www.levizalbania.al ose dërgojnë aplikimet e tyre me postë (kopjuar edhe në CD/USB) në adresën: LevizAlbania, Rruga: Bardhok Biba, Pallati “Trema”, Hyrja “B”, Kati 9.

DREJTIMET E THIRRJES

Drejtimi 1: Pjesëmarrja qytetare si një element i rëndësishëm në ndikimin e prioriteteve vendore 

Lobimi dhe advokimi për të përcaktuar prioritetet e të zgjedhurve vendorë përmes angazhimit qytetar mund të sjellë politika vendore më efiçente për qytetarët. Roli qytetar në vendimmarrjet e qeverisjes vendore është një hallkë e patjetërsueshme që prek kategoritë e ndryshme të një shoqërie dhe ndikon në orientimin e duhur të politikave vendore në sektorë si infrastruktura për çerdhet, kopshtet, shkollat; transporti publik; mjedisi dhe pastrimi; çështjet e strehimit; kujdesi për të moshuarit, shërbimet për gratë dhe vajzat apo për grupe të tjera të margjinalizuara. 

  • Afati i zbatimit të projektit deri në 15 muaj
  • Limiti maksimal i Granteve:

OJF deri në 20.000 CHF / Individë deri në 10.000 CHF

Drejtimi 2: Arti dhe inovacioni si mënyra alternative për të promovuar demokracinë vendore

Idetë inovative dhe kreative që ndërthurin artin apo teknologjinë e informacionit, që në objektivin e tyre kryesor kanë forcimin dhe rritjen e nivelit të demokracisë vendore, krijojnë kushte më të favorshme për të advokuar për çështje dhe kauza me rëndësi për komunitetin. Në këtë drejtim inkurajohen ide të gjeneruara nga të rinjtë dhe grupimet e tyre, profesionistët e Teknologjisë së Informacionit dhe artistët. 

  • Afati i zbatimit të projektit deri në 15 muaj
  • Limiti maksimal i Granteve:

OJF deri në 20.000 CHF / Individë deri në 10.000 CHF

Drejtimi 3: Transparenca dhe llogaridhënia për institucione vendore të përgjegjshme ndaj qytetarëve

Transparenca dhe llogaridhënia rrit përgjegjshmërinë e të zgjedhurve vendorë ndaj qytetarëve. Çdo vendimmarrje e qeverisjes vendore, politike apo administrative duhet të jetë transparente përballë qytetarëve, si zgjedhësit e drejtuesve të qeverisjes vendore. Tema të sygjeruara për apliklantet: 

  • Monitorimi i shërbimeve kryesore të bashkive dhe institucioneve të tjera vendore;
  • Gjenerimi i debateve publike, duke bashkëpunuar edhe me median, për çështje me ndjeshmëri të lartë që nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga të zgjedhurit vendorë;
  • Realizimi i raporteve alternative për ushtrimin e kompetencave të bashkive për zbatimin në praktikë të ligjeve për funksionimin e pushtetit vendor;
  • Monitorimi i transparencës së institucioneve vendore (jo vetëm bashkive).

Limitet e grantit dhe afatet:

  • Afati i zbatimit të projektit deri në 15 muaj
  • Limiti maksimal i Granteve:

OJF deri në 50.000 CHF / Individë deri në 10.000 CHF

VËMENDJE: Organizatat që do të përzgjedhin Drejtimin Nr.3 dhe që planifikojnë ndërhyrjen jashtë zonës së tyre të origjinës, duhet të kenë një OJF lokale partnere dhe nëse kalojnë fazën e “Konkursit të Ideve”, do të duhet ta kenë të paracaktuar këtë partneritet në projekt propozimin e plotë dhe në parashikimin e buxhetit. 

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar në Thirrjen Nr.4 janë të lutur t’i drejtohen formatit të aplikimit online në www.levizalbania.al Për çdo paqartësi jeni të lutur të na shkruani në [email protected], telefononi në numrin +355 44 500 153 ose dërgoni mesazhe në rrjetet sociale të projektit LevizAlbania. 

Në rast të pamundësisë së aplikimit në formatin online, shkarko FORMULARIN E KONCEPT IDESËwww.levizalbania.al të cilin duhet ta dërgoni me postë, shoqëruar me një kopje në CD/USB pranë zyrave të LevizAlbania.

LEXO NË WWW.LEVIZALBANIA.AL UDHËZUESIN E THIRRJES PËR DREJTIMET 1,2 & 3

Dokumentacionin për aplikimin me postë zyrtare e gjeni në faqen www.levizalbania.al

*  *  *  *  *

Drejtimi 4: Mbështetja e ndërhyrjeve strategjike të zbatuara nga LevizAlbania (vijueshmëria) 

Ky drejtim targeton specifikisht nismat e mëparshme të mbështetura nga LevizAlbania në projektet e zbatuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile, individët apo grupimet  tyre në Thirrjen Nr.1, Nr.2 dhe Nr.3. Qëllimi i këtij drejtimi është vijueshmëria e ndërhyrjeve që kanë sjellë ndryshim dhe rezultate konkrete në forcimin e demokracisë vendore dhe kanë ambicien për të ndikuar edhe më shumë duke:

  • Nxitur pjesëmarrjen dhe advokimin nga të rinjtë në vendim-marrje nëpërmjet fuqizimit të tyre
  • Forcimi i advokacisë dhe lobimit për çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit në nivel vendor
  • Sigurimi i qëndrueshmërisë së mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencës në nivel vendor

Limiti i granteve dhe afati i zbatimit për projektet e vijueshmërisë:

  • Limiti i granteve për OJF është deri në 50.000 CHF
  • Limiti i granteve për individë deri në 20.000 CHF
  • Afati i zbatimit deri në 15 muaj 

LEXO NË WWW.LEVIZALBANIA.AL UDHËZUESIN E THIRRJES PËR DREJTIMIN 4

Dokumentacionin për aplikimin në Drejtimin 4 e gjeni në faqen www.levizalbania.al 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *