Largimet nga ‘Portokalli’, ja kë akuzon aktori i njohuri i humorit…

Postuar më: 24 September 2017 17:29

Aktori Julian Deda, bën me faj regjisorin e Portokallisë dhe “njerezit rreth tij”, për largimet e aktorëve nga ky spektakël.

Në një status në Facebook, Deda shprehet: “Por pyetja që shtroj unë sot është: të gjithë ne që ikëm paskemi faj dhe ky zotëria qenka i kulluar? Të gjithë aktorët paskan qenë njerëz të këqij dhe regjisori paska qenë engjëlli mbi tokë?

Ne ishim të paaftët këtu, apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkuar? Besoj se u sqaruam më në fund”.

Reagimi i plotë i Julian Dedës:

“Iken te gjithe.

A i mbani mend keto aktore te talentuar, qe shperthyen ne fillimet e nje epoke te re te humorit ne kete vend? Sa shume pune, sa shume mund per te ngritur ne kembe nje spektakel dhe per te marre gjithe dashamiresine e publikut, te cilin e kemi vleresuesin me te sinqerte ne kete jete. Shikojini me vemendje, disa u larguan nga pakenaqesia, disa u hoqen me arrogance.

Nuk me vjen aspak mire per kete qe do them, por tashme tabloja eshte e qarte, iken te gjithe. Po ta vini re, nga e gjithe trupa e pare e atij spektakli nuk ka mbetur me asnjeri aty, me perjashtim te mikut tim Marin Orhanasi (qe i uroj suksese ne vazhdim). Por pyetja eshte: pse?

Gjithmone ka patur nje tendence nga ana e regjisorit aktual dhe njerezve rreth tij, per te bere me faj aktoret e larguar, duke i quajtur mosmirenjohes, te paafte, te deshtuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja qe shtroj une sot eshte: te gjithe ne qe ikem paskemi faj dhe ky zoteria qenka i kulluar?

Te gjithe aktoret paskan qene njerez te keqij dhe regjisori paska qene engjelli mbi toke? Ne ishim te paaftet ketu, apo ky ishte i paafte ta mbante trupen te bashkuar? Besoj se u sqaruam me ne fund. Hajt tung.

P.s. I kerkoj ndjese kolegeve ne foto, qe e kam bere kete shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thene..!” 

Image

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *