Lajmi i mirë nga turizmi dhe disa foto mahnitëse nga Shqipëria

Postuar më: 13 September 2017 12:09

“Vitin tjetër mos prenotoni jashtë shtetit”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, duke premtuar se qeveria e tij do t’i kushtojë vëmendje të madhe turizmit në vend.

Në të vërtetë, teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik dhe mediat e huaja nuk pushojnë së shkruari për vendin e shqiponjave, po vijnë rezultatet e para pozitive.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi në 6 muajt e parë të vitit ishte 156 milionë euro, një nivel rekord ky i pas viteve ’90.

Turizmi në Shqipëri e ka potencialin për të sjellë akoma më shumë të ardhura.

Këto foto të bëra nga Fation Plaku tregojnë edhe njëherë se përse ia vlen të vizitoni vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *