Krimineli më i bukur në botë me foto ‘të nxehta’, teksa shoqërohet nga e dashura miliardere

Postuar më: 25 September 2017 19:17

Ata tronditën botën me romancën e tyre të paligjshme në korrik dhe madje edhe kohët e fundit ndezën zërat për një fejesë të tyre.

Miliarderja Chloe Green dëshmoi të hënën, se ajo dhe Jeremy Meeks ishin më të dashuruar se kurrë, duke ngarkuar një numër të madh të “selfieve” komode në faqen e saj në Instagram, shkruan “DailyMail”.

26-vjeçari u pa i buzëqeshur pranë të dashurës së tij 33-vjeçe, e cila publikoi një fotografi ‘të nxehtë’ të të dyve në shtrat.

Në imazhin e parë intim, Jeremy u shfaq në shtrat me Chloen mbështetur prapa saj, më një palë pizhame të shtypura mëndafshi. Duke mbajtur një shenjë paqe, ajo shkroi “Natën e mirë botë” në mbishkrimin e fotografisë. Me këtë ajo ka dashur të tregojë se nuk është në luftë me askënd dhe as me ish-bashkëshorten e Jeremyt, së cilës ia shkatërroi lidhjen, duke u futur mes çiftit.

Më pas çifti ka vazhduar me publikimin e disa fotografive të reja, ku shfaqeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa dhuronin puthje e përqafime pafund. Fotografitë vijnë nga Malibu, vendi ku edhe ish-i burgosuri më i bukur në botë ka realizuar fotosesionin e tij të fundit.

Ai është shfaqur mjaft i ekspozuar në setin e ri fotografik, duke treguar muskujt dhe rezultatet e arritura nga palestra. Supermodeli Jeremy nuk i la vend imagjinatë, teksa mbante veshur një palë pantallona ngjyrë bezhë të prerë.

Ai gjithashtu vuri në dukje edhe tatuazhet e shumta në numër në trupin e tij. Një shami e zezë, e vendosur te goja në stilin ‘gangsta’, bëri që fansat e tij të turbullohen edhe më shumë. Jeremy dukej krejtësisht i qetë, teksa pozonte pranë një veture bojë qielli.

Për të qenë i hidratuar, ai kishte një shishe me ujë në dorë, pasi fotografitë po realizoheshin në ambient të hapur dhe me shumë diell. Jeremy fillimisht rrëmbeu qendrën e vëmendjes, pasi postimet e tij në qershor të vitit 2014 shkuan viralisht, duke marrë më shumë se 33,000 pëlqime dhe 10,400 komente në Facebook.

 

Në atë kohë, ai ishte arrestuar në akuzat për armë zjarri në Stockton të Kalifornisë. Por në muajt e fundit është romanca e tij me Chloe, që ka kapur vëmendjen e publikut, kjo pasi ai ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij Mellisa, me të cilën ishte i martuar dhe kishte edhe fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *