Joleza Koka ngrihet kundër emisionit “Stop” në “TV Klan”

Postuar më: 12 September 2017 19:21

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, postoi ditën e djeshme një video të shkëputur nga një nga puntatat e emisionit “STOP” në “TV Klan”.

Ajo tregon qe moderatorët Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj, përdorin gjuhë denigruese ndaj balerinave të emisionit, duke i quajtur “kafshë” e duke thënë që “kafshët nuk flasin, lëri”.

Gjithashtu, Autoriteti i Mediave Audiovizive, iu përgjigj kërkesës së Kokës, por ajo nuk e qartëson se ç’veprime ndërmorën. Po ashtu, në faqen zyrtare të AMA-s nuk ka ende asnjë lloj informacioni për atë që ndodhi në televizion.

Aktualisht, videoja e emisionit është fshirë nga “YouTube”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *