Ja se kush janë zëdhënësit e rinj të ministrave, rokadat e disa prej tyre

Postuar më: 23 September 2017 17:23
Pasi zgjodhën sekretarët e Përgjithshëm, ministrat e rinj të Qeverisë “Rama 2” kanë zgjedhur edhe këshilltarët mediatikë, ata që do bëjnë lidhjen dhe rakordimin me mediat.

Kështu, Glevin Dervishi që ka qenë te Ditmir Bushati, ka kaluar tashmë te zëvendësministrja Senida Mesi.

Edlira Prendi, këshilltarja e Kodhelit, ka kaluar te ministri Bushati.

Albana Qehajaj, që deri në mandatin e pare ka ka qenë te ish ministrja Gjermeni, tashme do te jete keshilltare te Mbrojtja, te ministrja Olta Xhacka.

Këshilltari i Peleshit, Fatjon Hoxhalli, do të vazhdojë po te Peleshi.

Hyrje e re është Ana Shkreli, vajza e ish-deputetes socialiste, Ledi Shamku, e cila është caktuar këshilltare e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Pa keshilltarë deri tani kanë mbetur ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Emrat e këshilltarëve

Senida Mesi- Glevin Dervishi

Ditmir Bushati- Edlira Prendi

Olta Xhaçka- Albana Qehajaj

Fatmir Xhafaj- Ardi Bita

Arben Ahmetaj- Alba Caroshi

Damian Gjiknuri- Dardan Malaj

Lindita Nikolla- Denisa Ruzi

Mirela Kumbaro- Jonida Hitoveizi

Niko Peleshi- Fatjon Hoxhalli

Ogerta Manastirliu- Etiola Kola

Blendi Klosi- Rovena Moçka

Sonila Qato- Ana Shkreli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *