‘Irma’ në Florida… ose apokalipsi i një perle amerikane

Postuar më: 12 September 2017 18:29

Shkalla e shkatërrimit të Uraganit Irma në të gjithë Floriden po bëhet e dukshme, pasi mbetjet e stuhisë më të fuqishme në historinë e Atlantikut fluturojnë në veri të shtetit Gjeorgjia.

Dita e pas shkatërrimit ka ekspozuar shkallën e dëmtimit në zonat më të goditura të Florida Keys dhe në bregun Jug-perëndimor, i prekur nga erërat e uraganit Irma me shpejtësi 130mph si dhe rritja vdekjeprurëse e nivelit tw detit shkatërruan plotësisht vendin, shkruan “The Guardian”.

Pamje “apokaliptike” janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, kurse secila prej tyre tregon se me çfarë probleme serioze janë duke u ballafaquar banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Dikur vend me miliona banorë e turistë nga e mbarë bota, sot ky vend i ngjan më shumë një vendi fantazmë. Një numër i madh i qytetarëve janë evakuuar, derisa një pjesë tjetër janë strehuar në zona më të sigurta derisa erërat e forta nuk kalojnë.

Edhe pse rreziku nuk ka kaluar, është e qartë që pasojat do të jenë të mëdha dhe se ky qytet do të ketë nevojë që të kalojë një kohë e gjatë që të rimëkëmbet.

Apartamentet luksoze dhe firma financiarë në zonën Brikel, janë shkatërruar pasi uragani Irma preku atë zonë. Brikel është “çerdhe” e gjigantëve financiarë dhe e hoteleve luksoze. Rrugët kryesore janë shndërruar në liqen të rrëmbyeshëm.

Marina Portnaya korrespondente e RT, e cila aktualisht gjendet në këtë zonë ka thënë se, shirat e rrëmbyeshëm dhe uji i detit kanë vërshuar pjesën më të madhe të Miamit.

Dëmet materiale nuk raportohen vetëm për këtë pjesë të qytetit, pasi që edhe zonat tjera janë pothuajse të përmbysura ku si pasojë mbi katër milionë banorë kanë mbetur pa rrymë.

Këtij uragani nuk i ka shpëtuar as aeroporti i Miamit, që konsiderohet si më i madhi në Florida, ndërkaq meteorologët vazhdojnë të paralajmërojnë për vërshime tjera. Por, shikoni si është dukur Miami para se të prekej nga uragani.

Kjo shtëpi pas largimit të ujërave, përfundon në bregun e Oqeanit Atlantik 

Alga Teakell dhe familja e saj, pastrojnë shtëpinë e tyre mobile në Naples 

Kjo është rruga “St Johns” e mbuluar tërësisht nga uji, në Jacksonville 

Oficeret e policisë kontrollojnë për të mbijetuar në një veturë të përmbytur në portin veriore të Floridas

Tommy Nevitt duke bartur vogëlushen Miranda Abbott përmes ujit të ngritur, në anën perëndimore të Jasksonville 

Justin Hand duke lundruar përmes rrugës së përmbytur në Jacksonville

Dy bicikliste duke marrë rrugë përmes rrugës së përmbytur nga uji, në “St Johns”, në parkun memorial në Jacksonville

Uragani “Irma”, më i madhi në historinë e Atlantikut la me mira shtepi të shkatërruara pas. Kercenimi nga ai ende nuk ka përfunduar ne Florida


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *