Ballina Argetim Historia që po thyen rrjetin: Shkon një adoleshente tek parukierja

Historia që po thyen rrjetin: Shkon një adoleshente tek parukierja

Kjo histori ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Një adoleshente në gjendje depresive shkoi në një sallon bukurie dhe i kërkoi parukieres që t’ia hiqte plotësisht flokët pasi i kishte në gjendje katastrofike.

Por parukierja Kayley Olsson refuzoi që t’ia rruante kokën.

Në vend të kësaj, ajo kaloi 13 orë duke punuar me flokët e 16-vjeçares dhe krijoi një model shumë të bukur.

Ngjarja u regjistrua në Waterloo, SHBA.

Parukierja 20-vjeçare tha se vajza vuante nga depresioni i rëndë, aq sa nuk krihte dot flokët e saj.

Ajo shkoi në sallon pasi kishte ardhur dita për të bërë foton e shkollës.

Olsson refuzoi që ta ‘bënte tullë’, por i krijoi një model frymëzues.

Parukierja tha se vendosi ta tregonte këtë histori për të theksuar faktin se depresioni prek këdo, nuk ka rëndësi mosha.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here