Hahn të premten në Beograd, temë kryesore diskutimi zgjidhja e çështjes së Kosovës

Postuar më: 12 September 2017 15:00

Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe për bisedime për zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojë Serbinë të premten, ka mësuar gazeta serbe “Danas”.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se me këtë rast Hahn do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa temë kryesorë e bisedimeve do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës, gjendja në Ballkanin Perëndimor, avancimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE, me fokus të veçantë në kapitujt 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e shtetit ligjor.

Po ashtu mësohet se para shkuarjes në Beograd, zyrtari i BE-së do të qëndrojë në Shqipëri të enjten.

Burimet i kanë thënë “Danasit” se BE është e kënaqur që “më në fund ka përfunduar kriza disamujore politike në Kosovë” si dhe për faktin se përfaqësuesit serbë, të afërt me Beogradin zyrtar, janë bërë pjesë e Qeverisë Haradinaj./koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *