Habit ‘Apple’, publikon smartphon-in e së ardhmes, ‘Iphone X’

Postuar më: 13 September 2017 18:38

Ndërkohë që të gjithë po prisnin “iPhone 8”, “Apple” i ka surprizuar të gjithë duke publikuar edhe një “kryevepër” tjetër. Gjiganti i kompanive celulare, “Apple” ka prezantuar mbrëmjen e sotme, “iPhone X”, “iPhone 8”, “iPhone 8 Plus” dhe “Apple Watch” seria 3.

“Iphone X” është pa asnjë buton dhe krejtësisht xham, pikërisht ai smartphone që të gjithë kemi kujtuar se është “iPhone8”. Ekranet e të dy smartphonëve do të jenë 4.7 inç dhe 5.5 inç.

“iPhone 8” do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB), kurse “iPhone 8 Plus” do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB).
“iPhone X” hapet me prekje dhe kompania në vend të aluminit për shtëpizë ka përdor çelikun.

Ajo po ashtu është rezistuese ndaj ujit dhe pluhurit. “Iphone X” do të ketë ekran të ri Super Retina prej 5.8 inç, me 458 piksel për inç.

Ai do të ketë teknologji OLED me kontrast të lartë të rezolucionit dhe do të shfaqë ngjyrat më me tepër precizitet. Po ashtu mbështet videot HDR dhe do të ketë 3d Touch. Për dallim nga modelet tjera, “iPhone X” nuk do të ketë butonin Home, por do të ketë multitasking për të parë të gjitha aplikacionet që i keni të hapura.

Hapja e tij do të bëhet përmes njohjes së fytyrës- Face ID. Kjo e fundit do të punojë me Apple Pay. Kamera do të jetë e dyfishtë, e vendosur në mënyrë vertikale dhe ka stabilitet të imazhit.

“Apple” pohon se, janë shanset në një milion që dikush mund të mashtrojë Face ID. Të gjitha të dhënat për Face ID do të ruhen në pajisje dhe jo në server. Po ashtu, zyrtarë të “Apple” thanë se “Face ID” nuk mund të mashtrohet nga fotografët.

Sipas tyre, ky funksion njeh fytyrën tuaj edhe nëse keni kapelë në kokë, ose syza. Çdo herë që shikoni në “iPhone”, ai detekton fytyrën tuaj, qoftë edhe në errësirë, duke përdorur rrezet IR.

Ja karakteristikat:

iPhone 8
Retina display
procesori A11 six-core, 4 here me eficent , 70 % me i shpejte se A10
I dizenjuar per lojrat 3D
Camerat : 12 mp camera , sensor te rinj, filtra te reja
Kualitetin me te larte te videove per nje smartphone, 4K 60fps

iPhone 8 plus
Retina display
procesori A11 six-core, 4 here me eficent , 70 % me i shpejte se A10
Kamerat : 12 mp dual camera, sensor te rinj, filtra te reja
Kualitetin me te larte te videove per nje smartphone, 4K 60fps

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *