Goditi inspektorin e Pyjeve, shpallet në kërkim 43-vjeçari

Postuar më: 14 September 2017 13:13

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për dhunë të ushtruar ndaj një inspektori të mbrojtjes së pyjeve.

43-vjeçari kishte prerë një sipërfaqe të konsiderueshme pemësh në pyllin e fshatit Rexhepaj kur është hasur nga roja pyjore.

Por, në atë moment ai është afruar dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij, sikurse dhe e goditi me makinë teksa largohej nga vendi i ngjarjes. Inspektori i Pyjeve ka njoftuar policinë e cila shkoi në banesën e tij dhe pas një kontrolli të bërë ka gjetur një sasi të konsiderueshme drurësh për zjarr, por 43-vjeçari nuk ndodhej aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *