Fotoja që ndezi debatin: Kryemadhi shpërndan postimin e Berishës

Postuar më: 13 September 2017 10:02

Ka bërë xhiron e rrjetit një foto e kryeministrit Edi Rama, që vendos kufjet gjatë kohës që në Kuvend po flet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Fotoja është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet!” shkruan Berisha në FB.

Ky postim i Berishës është shpërndarë edhe nga vetë Kryemadhi, e cila shkruan: “E vërteta e hidhur”.

Kryemadhi, gjatë fjalës në Kuvend i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një lumë kritikash, kryesisht për programin që e quan “lajthitje”.

“Është meritë e kryeministrit tonë që e shndërroi Shqipërinë në Republikën e kanabisit, duke vjedhur votat e shqiptarëve. Me të vërtetë ne nuk kemi parë gjë akoma, por dhe ai nuk ka parë gjë akoma. Program i Ramës është program batutash, i shkruar keq me lajthitje. Kryeministri është kujdesur që të prezantojë një program të shkatërruar. Për ne një program i rëndësishëm nuk ka qenë për t’u shkatërruar, por jetësor. Ne nuk jemi në politikë për të dashur apo për të shkatërruar punën e tij. Si mund të krenohet kjo qeveri për rritje bombastike, kur nuk ka rritje ekonomike. LSI-së i intereson të dijë ku po shkon kjo rritje ekonomike”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së u shpreh se kjo qeveri ka si qëllim fuqizimin e 3-4 individëve.

Sipas saj Rama është kryeministri më i mirë i oligarkëve dhe më i keq i shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *