Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçencim

Postuar më: 08 September 2017 10:49

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9 dhe 10, 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “AFRIMI K” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, për tu pajisur me licencë në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë Elektrike.

Me vendimin  nr.138, datë 06.09.2017,  Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licensimin e shoqërisë  “AFRIMI K” sh.p.k., në  aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike.

Të interesuarit që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë. 

 

       KRYETARI  

     Petrit AHMETI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *