E mbani mend Didin e “Njerëz dhe Fate”, ku është sot dhe ç’është bërë me të?

Postuar më: 20 September 2017 15:57

“Njerëz dhe Fate” ishte telenovela më e suksesshme shqiptare, e cila u luajt nga aktorë të mëdhenj. Veç mesazhit të fortë që përcillte dhe problematikës aktuale që trajtonte për atë kohë, seriali ishte tepër origjinal për jetesën në Tiranë. Të gjithë aktorët do të donim sot t’i rishihnim, por që e dimë se kjo s’mund të ndodhë.

Didi, ishte ndër personazhet që ka mbetur në mendjen e publikut, edhe pse ishte në një rol negativ, si prostitutë,  më pas u bë shoqja e Florit, të cilin e përfshiu po ashtu në një “rrugë të keqe” trafikim të drogës dhe prositucionit.

Po kush është Didi për ata që nuk e njohin?

Emri saj i vërtetë është Arta Muçaj, aktorja kosovare ka  luajtur një sërë serialesh e filmash por, Arta Muçaj u bë e njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Didit” në këtë telenovelë.

Në vitet 2000 veç rolit në serial ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin e famshëm, Bojken Lako, që përfundoi pa shkak dhe nuk u bë asnjëherë publike ose ishte një thashethem i mediave. Arta jeton tashmë në Australi, ku dhe vijon karrierën si aktore atje, shkruan Opinion.al.

Ajo sot është po aq simpatike sa atëherë, edhe pse kanë kaluar rreth 15 vite “Didi” nuk ka ndryshuar, por duket tepër në formë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *