Durrës, përplaset nga treni, vdes 52-vjeçari

Postuar më: 13 September 2017 16:01

Një 52-vjeçar mbeti i vdekur ditën e sotme në Durrës pasi u përplas nga treni i linjës Durrës-Vorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:10 në Sallmone të Durrësit, tek një nënkalim hekurudhor. Policia njofton se i vdekur mbeti 52-vjeçari F.H., banues në Sukth.

NJOFTIMI I POLICISË: 
Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *