Duan të bëjnë luftë me SHBA-të, por… ja si jetohet në Korenë e Veriut

Postuar më: 17 September 2017 08:46

Koreja e Veriut vazhdon të kërcënojë me sulme bërthamore fqinjët dhe armiqtë e saj, por bota ende di shumë pak për shtetin diktatorial.

Qeveria e Koresë së Veriut është tejet e fshehtë.

Me të hyrë në vend, vizitorët udhëzohen që nuk mund të bëjnë asnjë video apo fotografi.

Agjentët doganorë inspektojë telefonat dhe pajisjet e tjera dixhitale, duke përfshirë kamerat, tabletat, dhe kartat e magazinimit, për përmbajtje të ndaluara.

Por Xiaolu Chum, një fotograf i njohur i “Getty Images” arriti të kapërcente të gjitha këto pengesa gjatë një udhëtimi me tren në vendin e izoluar.

Ai arriti të dokumentonte jetën e përditshme me anë të lenteve e tij të telefonit.

Chum tha për “Bussines Insider” se, ishte shumë e rrezikshme të përdorte një aparat fotografik sepse vendasit mund ta raportonin në polici.

Por ai ia doli të merrte disa nga fotografitë më të rralla të Koresë së Veriut, një provë e paçmueshme për të kuptuar si është vërtet jeta brenda Mbretërisë së izoluar të Kim Jong-un.

2 komente për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *