Drama: Familja bie në vullkan, 7-vjeçari lutet për ndihmë

Postuar më: 13 September 2017 10:11

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Një vogëlush 7-vjeçar u gjet duke qarë dhe kërkuar ndihmë pasi prindërit dhe vëllai i tij më i madh ranë në një krater vullkani.

Alessio Carrer ishte me pushime më familjen kur mamaja dhe babai ranë në kraterin 1 mijë gradë Celsius, në përpjekje për të shpëtuar djalin e tyre të madh.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Itali.

Vogëlushi 7-vjeçar pyeste vazhdimisht se çfarë i ka ndodhur prindërve dhe vëllait, ndërsa shërbimet sociale dhe një psikolog e morën tutje.

Massimiliano Carrer, 45 vjeç dhe e shoqja, Tiziana Zaramella, 42 vjeç, besohet se u mbytën nga gazi i nxehtë teksa tentonin të shpëtonin djalin e tyre 11-vjeçar, Lorenzo.

Edhe ky pati fatin e prindërve.

Gjithçka ndodhi në Solfatara të Pozzuoli-t, në veri të Napolit në një vullkan të fjetur.

Lorenzo i vogël mendohet se është futur në një zonë të ndaluar.

Autoritetet e qytetit Pozzuoli kanë shpallur një ditë zie për këtë ngjarje të rëndë.

Familja ishte me origjinë nga Torino. Carrer punonte si inxhinier, e shoqja ishte roje sigurie në një aeroport.

Autoritetet thanë se nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *