‘Cayenne’ i ri tregon se ‘Porsche’ do të dominojë sërish në tregun e veturave

Postuar më: 07 September 2017 18:31

Vetëm pak ditë para se të prezantohet zyrtarisht në Frankfurt Motor Show, “Porsche” ka treguar se si do të duket “Cayenne” i ri.

Gjenerata e tretë e këtij modeli që do të lançohet vitin që vjen, ka pësuar ndryshime të vogla në pjesën e jashtme, ndërsa ndryshime të dukshme në enterier dhe nën kapak.

Megjithëse është thënë se do t’i ketë 340 kuajfuqi, nuk u bënë të ditura detajet që do ta përcjellin.

Por, dihet se do të kushtojë 65 mijë dollarë, që është për gjashtë mijë më shtrenjtë se “Cayenne” që është tani në shitje.

Njohësit e makinave, e kanë vlerësuar lartë këtë model dhe kanë thënë se do të ketë sukses të madh kur të lansohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *