Brenda vendit më famëkeq në Shqipëri

Postuar më: 10 September 2017 18:00

Sapo shqiptohet fjala Spaç menjëherë na vjen në kujtesë imazhi i burgut famëkeq të dikaturës. Thuhet se torturat që kryheshin aty kanë qenë nga më çnjerëzoret.

Duke filluar një nga të rrahurat makabre, dhomat gjysmë të mbushura me ujë, në të cilat të burgosurit liheshin për ditë madje edhe për javë me rradhë.

Edhe sot e kësaj dite, ajo ç’ka ka mbetur nga burgu i Spaçit të ngjall frikë deri në palcë.

Sapo shkel aty duke sikur dëgjon rënkimet e të burgosurve apo edhe lutjet e tyre për të dalë nga ai vend. Në disa prej mureve të burgut disa kanë gdhendur emrat e tyre.

Në një skutë të atij vendi ka mbetur edhe një këpucë, e cila duket sikur kërkon të tregoj se ende po e pret të zotin e saj për t’u larguar nga ai vend.

Disa nuk dolën kurrë edhe pse u burgosën padrejtësisht, madje as vendi se ku kanë eshtrat nuk u dihet.

Sot burgu i Spaçit është lënë në harresë, pa asnjë lloj kujdesi. Ndoshta do të mendoni se përse duhet të kujdesen për atë vend?!

Nuk duhet të harrojmë se burgu i Spaçit është simboli i një prej regjimeve diktoriale më të egra në botë dhe monumente të tilla u duhen lënë trashgimi brezave të rinj në mënyrë që historia të mos përsëris veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *