Bien në kraterin e vullkanit, humbin jetën prindërit dhe fëmija 11 vjeç

Postuar më: 12 September 2017 18:34

Në Napoli, ka ndodhur një tragjedi, ku prindërit dhe djali i tyre 11 vjeçar kanë rënë në kraterin e një vullkani, ndërsa djali i tyre 7-vjaçar ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në një zonë të ndaluar në Solfatara pranë Napolit. Fillimisht ishte djali 11-vjeçar, i cili është futur në zonën e ndaluar ndërsa më pas prindërit nxituan për ta shpëtuar, por fatkeqësisht krateri u shemb dhe të tre kanë rënë në një gropë të thellë.

Fatmirësisht djali 7-vjeçar qëndroi larg tyre dhe mundi të mbijetonte. Më pas, ishin të qarat e fëmijës së vetmuar jashtë në zonën e sigurisë, të cilët afruan në zonë disa persona që mësuan për tragjedinë.

“Dëgjova fëmijën duke qarë dhe u afrova, por kurrë nuk e mendova se do të përballesha me tragjedinë më të keqe në jetën time”, u shpreh një prej dëshmitarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *