Basha nuk flet për Berishën, komenton ‘pirjen e gjakut’

Postuar më: 14 September 2017 12:11

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë për mediet se detyra e PD gjatë këtij 4 vjeçari është që të mobilizojë forcat brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.

Sipas tij, pirja e gjakut e thënë nga Rama, nuk është një metaforë, por një e vërtetë.

Lidhur me kritikat që Sali Berisha bëri kundrejt tij, Basha tha se është një çështje që i përket PD.

“Janë çështje që na takojnë ne si PD, i diskutojmë me transparencë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e përdorur pirjen e gjakut si metaforë”, tha Basha.

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij sot para grupit parlamentar të PS-së, teksa janë zgjedhur krerët e rinj të komisioneve u është drejtuar me një kërkesë detyruese për dhurim gjaku.

“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku. Në momentin kur ka sensibilizim, ka edhe më shumë dhurim. I kam kërkuar kryetarit të grupit që të organizojë një seancë të dhurimit të gjakut deputetëve, ju bën mirë, bën mirë edhe nga pikëpamja e imazhit, por edhe balancon idenë se në nuk pimë vetëm gjak, por krijon idenë se ne edhe japim gjak. Do e bëjmë në kryeministri dhe në fund duke parë sa gjak mungon do i marrim çdo ministri për të plotësuar angazhimin e qeverisë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *