Ballina Aktualitet Politika Zjarret në Dropull e Finiq, Vangjel Dule akuzon qeverinë: Politikë kundër minoritetit

Zjarret në Dropull e Finiq, Vangjel Dule akuzon qeverinë: Politikë kundër minoritetit


Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për situatën e krijuar nga zjarret në Dropull e Finiq.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, kreu i PBDNJ thotë se, prej një jave bashkitë Dropull dhe Finiq janë në mëshirën e zjarreve, ndërsa evidenton mungesën energjisë elektrike dhe ujit.


Në këtë kontekst Dule ngre pyetjen nëse situata është thjesht pasojë e mungesës së kapaciteteve, apo janë politika të mbrapshta të menduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?

“Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në meshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumëorëshe. Uji i pijshëm me pikatore.

Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mprapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?” thotë Dule.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here