Video: Sekuestrohen 43 kile drogë në Tiranë, në pranga 35-vjeçari

Postuar më: 13 August 2017 11:01

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike dhe ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

– Automjeti tip “Merecedez”.

– 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *