Video që po thyen rrjetin: Pinguini kap ‘gruan’ me dashnorin…

Postuar më: 13 August 2017 08:55

Kjo video e postuar nga National Geographic po bën xhiron e rrjetit me shpejtësi.

Një pinguin kthehet në ‘shtëpi’, por kap partneren me një pinguin tjetër.

Ajo që pason është një betejë e përgjakshme mes dy meshkujve.

Beteja duket sikur nuk ka fund dhe në një pikë ata vendosin se i vetmi opsion është që femra të zgjedhë partnerin e saj.

Por ajo zgjedh ‘dashnorin’.

Megjithatë jo gjithçka ka marrë fund.

Ndërsa në lojë janë të vegjlit e tij dhe banesa, pinguini sulmon sërish rivalin për një raund të dytë.

I dëshpëruar për të rifituar jetën e vjetër sërish, ai nuk ia del.

Teksa nis të largohet, ai i bën thirrje sërish femrës.

Por ajo nuk ka kohë të merret me humbësa…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *