Video: BBC jep lajmet…por edhe skena erotike

Postuar më: 09 August 2017 13:30

Jo pak herë rrjeti televiziv britanik BBC ka bërë gafa gjatë transmetimeve live.

Së fundmi, është bërë sërish objekt diskutimi.

Në edicionin e lajmeve të ditës së hënë, 3.8 milionë shikues nuk u kanë besuar syve me atë që panë.

Ndërkohë që spikerja po jepte lajmet, prapa krahëve të saj një punonjës i BBC po shikonte film erotik në monitor.

Kjo duket në cepin e majtë të ekranit, ku një grua fillon të zhvishet dhe del topless.

Disa thonë se punonjësi i BBC po shikonte film porno, disa të tjerë thonë që ishte film aksion.

Megjithatë, BBC ka reaguar dhe ka deklaruar se do të hetojë incidentin dhe do të marrë masat e duhura. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *