Turizmi s’ndalet në Guam, pavarësisht kërcënimeve të Koresë

Postuar më: 12 August 2017 13:15

Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme për sulme raketore, turizmi në territorin amerikan të Guamit në Paqësor mbetet i  palëkundur. 

Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut, KCN, tha të enjten se ushtria po finalizonte planet për hedhjen e 4 raketave me rreze të mesme veprimi pranë Guamit. Plazhet dhe qendrat tregtare të ishullit të vogël ishin të mbushura plot të premten e e të shtunën e megjithatë lajmi është pritur me shqetësim mes turistëve dhe vendasve.

“Ky është një lajm shqetësues. Nëse vërtet do të ketë luftë, do të ishte diçka e keqe”, thotë Asakura Hikaru, turist.

Operatorët lokalë turistikë thonë se lajmi ende nuk ka pasur ndonjë ndikim tek turizmi, edhe pse Steven Kasperbauer, pronari i një resorti tha se ishin përgatitur për disa anulime rezervimesh.

“Turistët që vijnë këtu janë kryesisht nga Japonia, Tajvani, Korea. Kështu mendoj se ata janë mësuar me kërcënime të tilla, e prandaj nuk kemi përjetuar rënie të vizitorëve. Megjithatë në të ardhmen mund të ketë disa anulime”, thotë Kasperbauer.

Sipas zyrës së turizmit në Guam, ishulli ka përjetuar rritje rekord të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *