Tani të frikësohemi nga tërmeti? Shqiptarët e marrin me humor

Postuar më: 11 August 2017 23:39

Po sikur ajo që deklaroi Shemsi Premçi të jetë e vërtetë?

Ky është diskutimi kryesor në rrjetet sociale orët e fundit.

Kreu i Emergjencave Civile deklaroi se pas thatësirës së tmerrshme mund të vijnë shira të rrëmbyera dhe tërmete si ai i para 50 viteve.

Deklarata ka shkaktuar jo pak ironi në rrjetet sociale.

I pyetur nga Top Channel, eksperti i Institutit të Gjeoshkencave Rrapo Ormeni komentoi deklaratën e Emergjencave Civile.

“Ka një logjikë shkencore, sipas të cilës tërmetet mesatare si këto të vendit tonë mund të përsëriten një herë në 50 vite, ndërsa tërmetet e fuqishme që janë me magnitudë mbi 7 e kanë një herë në 100 ose deri në 130 vite ciklin e tyre të përsëritjes, e zakonisht ato bien në zonat që sipas Gjeoshkencës rezultojnë aktive. Por koha është e sigurtë që nuk matet, përtej parashikimeve, pasi mund të bien një herë në 100 vite, por mund të bien edhe dy tërmete në 150 vite”.

Megjithatë në këto ditë vape, ajo që dominon më shumë në rrjetet sociale mbetet humori dhe memet e shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *