Si u bë ylli i Barçës kryestrateg i kartelit të drogës

Postuar më: 10 August 2017 10:54

Këto janë akuza të fortë ndaj një lojtari të madh.

Meksikani Rafael Marquez, 38-vjeç, ish-yll i Barcelonës, është kryestrateg i një karteli droge.

Këtë e bën të ditur Ministria e Financave e SHBA.

Marquez është pjesë e një rrethi prej 21 personazh, që po mbikëqyret prej vitesh nga autoritetet.

Ata kanë lidhje me bosin e nëntokës meksikane, Raul Flores Hernandez.

Sipas autoriteteve amerikane, Marquez ka marrëdhënie të mira me trafikantit e drogës, çka e ka vendosur atë në një pozicion të rëndësishëm për trafikun drejt Europës dhe SHBA.

Gazeta spanjolle AS raporton se bëhet fjalë për lidhje me kartelin famëkeq Sinaloa, i drejtuar nga tashmë i arrestuari dhe i ekstraduri në SHBA, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Pasuritë e tij në SHBA janë ngrirë dhe qytetarët amerikanë nuk mund të bëjnë biznes me të.

Po ashtu i është anuluar viza.

Marquez ka statusin e një legjende në Meksikë, megjithatë pritet që ky lajm ta dëmtojë imazhin e tij.

Ai do të japë shpjegime në prokurori për këtë raport amerikan.

Në Europë ai ka luajtur për ekipet e Monakos, Veronës dhe Barcelonës.

Tanimë është kthyer në vendin e tij ku luan me Atlas Guadalaharan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *