Ballina Sport Shqipëria nuk lëviz në renditjen e FIFA-s

Shqipëria nuk lëviz në renditjen e FIFA-s


Në renditjen e Fifas për muajin gusht, Shqipëria qëndron në vendnumëro me kuqezinjtë që vazhdojnë të mbajnë vendin e 63-të.

Në fakt, ky muaj nuk pati ndryshime të mëdha dhe për shkak se kanë munguar ndeshjet miqësore si përsa i përket kombëtares, por dhe përfaqësueseve të tjera në përgjithësi.


Dhe rivalët e Shqipërisë, Italia dhe Spanja kanë mbetur në vendnumëro sa i përket klasifikimit  të përgjithshëm të Fifa-s për këtë muaj me të kaltërit që renditen në vendin e 12-të dhe “La Furia Roja” e 11-ta, ndërsa dhe Izraeli mbetet pas Shqipërisë në vendin e 70-të.

Kosova ka humbur ndërkohë pozicione duke zbritur dhe 3 vende dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 180-të, kjo për shkak se kombëtaret e zonës së Azisë por dhe ato të Oqeanisë apo Amerikës Qëndrore kanë patur impenjime dhe kjo ka ndikuar në lëvizjen e Kosovës në renditje.

Në klasifikimin e përgjithshëm është rikthyer në krye Brazili, që ka rimarrë vendin e parë duke zbritur Gjermaninë në të dytën, ndërsa me një pozicion, është ngjitur Zvicra që renditet e katërta dhe Polonia që është ngjitur e pesta, ndërsa ka humbur dy vende Portugalia./SuperSport



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here