Qeverisja e re/ Peleshi zbardh tabelat: Ja drejtoritë që shkrihen

Postuar më: 27 August 2017 11:06

Niko Peleshi ka paraqitur në Asamblenë e PS-së raportin për ristrukturimin e institucioneve, ku bie në sy një numër i madh drejtorish që shkrihen.

Doganat dhe Tatimet do të bëhen bashkë, tha Peleshi teksa shtoi se do të bëhet organizimi i një agjencie të bazës qëndroje të të dhënave, dixhitalizimit të regjistrave të çdo institucioni, pasi siç tha ai: dobësitë e sistemit qeverisës janë të dhënat, statistikat.

“Kemi parë që Shqipëria ka një numër të madh institucionesh të varësisë, 500 agjenci të ndryshme të shpërndara në mënyrë jo proporcionale. Kemi 24 tipologji të ndryshme të institucioneve të varësisë.

Propozojmë 104 agjenci qendrore, kemi shkrirë institucionet me funksione të njëjta dhe ata me 10 persona në staf. Te ministria e Financave do të shkrihen Doganat dhe Tatimet, me emërtimin Agjencia Kombëtare e të Ardhurave”,- tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *