Polici pervers: Përdorte helikopterin e punës për…

Postuar më: 17 August 2017 15:10

Një polic britanik është dënuar me 1 vit burg pasi e përdori helikopterin e policisë për të filmuar një çift duke bërë seks në kopshtin e shtëpisë së tyre.

51-vjeçari Adrian Pogmore ishte i fiksuar pas seksit.

Ai pranoi akuzën për shpërdorim të detyrës.

Pogmore e përdorte helikopterin me vlerë 2 milionë sterlina për të filmuar edhe femra të zhveshura që bënin plazh.

Gjatë gjyqit ai pranoi se është pjesë e një klubi orgjish.

Hetuesit thanë se polici ishte i fiksuar edhe pas faqeve pornografike.

Gjyqtari që dha vendimin i tha: “Ti e ke konsideruar veten sikur je mbi ligjin. Por askush nuk është mbi ligjin”.

Mediat kanë publikuar momentet kur ai filmon një çift duke bërë seks.

Ai i njihte ata. Çifti bën seks në disa pozicione të ndryshme.

Por në gjykatë ata thanë se nuk e dinin se po filmoheshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *