Ballina Argetim Përmeti, Leskoviku dhe Kolonja, 3 perla të turizmit rural shqiptar

Përmeti, Leskoviku dhe Kolonja, 3 perla të turizmit rural shqiptar

Nuk është hera e parë që “Mapo.al” në bashkëpunim me lexuesit e saj sjell galeri fotosh nga vendet më ekzotike dhe më të veçanta të Shqipërisë, ku ja vlen t’i vizitosh me patjetër.

Vetëm një ditë më parë një shkrim i shoqëruar me foto fliste për banjat termale të Përmetit dhe disa zona të tjera fantastike në këtë vend, ku ka nizur turizmi rural dhe ai i aventurës.

Vizitorët vendas por edhe turistët e huaj kanë nisur të vërshojnë në këto zona, por sot do t’u flasim me anë të fotove edhe për dy zona të tjera, Kolonjën dhe Leskovikun.

Edhe aty së bashku edhe me Përmetin dhe lumin Vjosa, mund të kalohen pushime të pa harruara, si dhe të vizitohen vende fantastike pa shpenzuar shumë.

Falë fotografive të shkrepura nga fotoreporteri profesionist Fation Plaku, vijnë këto mrekulli të këtyre tre trevave të Jugut të Shqipërisë, si dhe një koment nga autori:

“3 dit pushime fantastike ne zonen e Permetit.

Banjo ne Ujrat termale ne oren 24 00 per te evituar trafikun qe eshte gjate diteve te gushtit😊 vizite Tek Guri Qytetit. Rafting NE vjose me Albania Rafting Group, qe gjej rastin dhe te falenderoj Zamon dhe Benin. Vizite ne Sarantapor ujrat termale te Leskovikut, Carshove, Petran. Dhe nje dreke super e shijshme ne Farma Sotira, Germenj, Kolonje. Albania”,- shkruan ai në Facebook.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here