Ballina Aktualitet Rajoni Pengohet ekstradimi i “Ballistit” drejt Serbisë

Pengohet ekstradimi i “Ballistit” drejt Serbisë


Gjykata e Lartë në Kroaci ka vendosur të kthejë për rishqyrtim çështjen e Ismail (Ballist) Morinës, ekstradimi i të cilit kërkohet nga Serbia.

Pas apelimit nga avokatët e Morinës, gjykata ka vendosur ta kthejë çështjen sërish në shkallën në parë, ku do të merret vendimi i fundit.


Në këtë mënyrë është penguar ekstradimi i Ballistit drejt Serbisë.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur që Ismail Morina të ekstradohej në Serbi, pasi kërkohet nga autoritetet serbe dronin e ngritur në Beograd gjatë ndeshjes me Shqipërinë.

Por vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë kroate ka penguar ekstradimin dhe çështja do të shqyrtohet edhe njëherë nga fillimi. Për momentin, Ballist Morina nuk do të ekstradohet në shtetin serb.

Për të penguar ekstradimin e Ballistit, ishin angazhuar autoritetet shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit duke negociuar me palën kroate.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here