Parashikimi që vjen nga FB: Robotët do pushtojnë botën

Postuar më: 04 August 2017 18:39

Një ish-drejtues i kompanisë Facebook e ka lënë punën dhe jeton në natyrën e egër pasi është i bindur se robotët do e pushtojnë botën.

Antonio Garcia Martinez ka punuar si menaxher projektesh në gjigandin e medias sociale.

Por ai thotë se është tmerruar nga përparimi i pamëshirshëm i teknologjisë.

Ai thotë se robotët do të kryejnë gjysmën e punëve që bëjnë njerëzit brenda 30 vitesh.

Kjo do provokojë revolta dhe konflikte të armatosura.

Prandaj ai e la punën dhe tashmë jeton në pyjet e Siatëllit me një armë për mbrojtje.

“Kam parë se si ka ndryshuar bota brenda dhjetë vitesh,” tha ai për BBC.

“Nëse bota do mbarojë, nuk ka shumë vende ku mund të fshihesh”.

“Mund të mos e besoni, por fundi po vjen, si një kamion pa shofer, që do shtypë këdo që i del përpara”.

“Nuk po e kuptoni se ka një garë mes teknologjisë dhe politikës, dhe teknologjia po fiton”.

“Ata do shkatërrojnë sistemin ekonomik dhe punësimin përpara se ne të reagojmë dhe të mendojmë për atë që po ndodh”.

Ky lajm vjen pas disa raportimeve se robotët e FB kanë krijuar një gjuhë komunikimi të veçantë mes tyre.

Lajmin e gjeni më poshtë.

Robotët e Facebook: E vërteta pas ‘historisë rrëqethëse’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *