Ndërron jetë aktori i mirënjohur

Postuar më: 20 August 2017 15:22

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare komediani i njohur Dick Gregory.

Familja e tij e ndau lajmin e trishtueshëm për vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

Nga vitet 1960-ta, Gregory është tallur me racizmin gjatë rutinave të tij të komedisë stand-up. Ai ishte në mesin e komedianëve të parë me ngjyrë në SHBA që ka performuar vazhdimisht para një audience të bardhë.

“Me pikëllim të madh, familja Gregory konfirmon se babai, legjenda e komedisë dhe aktivisti i të drejtave civile, Dick Gregory u nda nga jeta sonte e shtune në Uashington,” ka shkruar biri i tij, Christian, në Instagram.

Gregori ishte përfshirë gjithashtu në një numër aktivitetesh të drejtave civile në vitet 1960.

Ai bëri fushatë kundër Luftës së Vietnamit dhe protestat e tij shpesh përfshinin greva urie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *