Ndalohen në Gjermani dy familje shqiptare

Postuar më: 13 August 2017 10:30

Policia Federale ka ndaluar dhjetë shqiptarë që të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Fjala është për dy familje të cilat ishin në një minibus në autostradë, afër Rottal-Ost kur u kontrolluan nga policia.

Fillimisht të gjithë ata treguan dokumentet e rregullta shqiptare të udhëtimit. Por kontrolli i hollësishëm që iu bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Mbi bazë të dyshimit për hyrje të palejueshme, ilegale, të gjithë personat u dëbuan nga territori gjerman, gjerësisht u kthyen në Austri./KlanKosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *