Memushaj me skuadër të re. I bashkohet Gjimshitit

Postuar më: 12 August 2017 17:56

Mesfushori i të kuqve Ledian Memushaj, karrierën do ta vazhdoj në Benevento. Sipas “Gazzetta dello Sport”, skuadra e sapo ngritur në Serie A, Benevento, është një hap larg transferimit të Ledian Memushaj nga Pescara.

Gazeta e përditshme sportive italiane shkruan se Benevento dhe Pescara kanë mbetur të përcaktojnë formulën e transferimit të Memushajt.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare te Benevento do të bashkohet me mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshitin, i cili është huazuar te kjo skuadër nga Atalanta për një sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *